×
  • Sport
  • Sport

    Skena të trupshme: Huliganët serbë fyejnë Ibrahimovicin vetëm pse është boshnjak

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 13:57

    Edhe pse nuk ishte në fushë, futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic u vu në shënjestër të individëve gjatë ndeshjes së parë të finales së gjashtëmbëdhjetë të Ligës së Evropës, në të cilën Crvena Zvezda barazoi me klubin italian.


    Individë të papërgjegjshëm iu drejtuan me fyerje futbollistit, i cili ndodhej në pjesën e tribunave të përdorura nga futbollistët rezervë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Në një video të  publikuar  në mediat serbe dëgjohen tifozët duke e fyer Ibrahimovicin për shkak se është boshnjak.

    Serbët e quanin Ibrahimovicin “balija” e që është një fjalë ofenduese për boshnjakët që është përdorur për vite me radhë nga serbët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!