×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Charlton e rrëzoi Markun me një goditje të fuqishme

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 8:16

    Florian Marku vazhdoi i pamposhtur në boks teksa mbrëmë mundi boksierin britanik, Rylan Charlton në raundin e tetë.


    Dueli nisi i barabartë, teksa në raundin e tretë, Marku me disa goditje e trullosi Charltonin, por gongu nuk lejoi që boksieri shqiptar ta rrëzonte.

    Më pas, në raundin e gjashtë, Charlton rikthehet dhe me një goditje të fuqishme me të majtën e rrëzoi Florian Markun.

    Megjithatë, ai u ngrit shpejt dhe e vazhdoi duelin duke bërë rikthimin e madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!