×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngrin investimi i sheikut arab në Durrës, ngel në letër porti i jahteve

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 8:31

    Kur shpërtheu ”skandali i qeverisë te Nusreti” në Dubai, ne media zyrtarët u justifikuan se ishin në darkë pune. Qëllimi i vizitës ishte investimi aq shumë i diskutuar prej 2 miliardë euro në portin e jahteve në Durrës nga grupi EMAAR i Dubait.

    Nëse e krahasojmë avancimin e këtij investimi me atë turk për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit duket se projekti i Durrësit është ende në letër.

    Pirro Vëngu, Drejtor i Përgjithshë​​​​​​​m i Autoritetit Portual të Durrësit, ka lënë në letër investimin marramendës të sheikut Mohamed Alabaar dhe planin e kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Portin e Durrës në një port jahtesh.

    Gjatë dy muajve të fundit, Autoritet Portual i Durrësit ka shpallur shtatë tendera me vlerë rreth dy milionë dollarë duke vënë në dyshim projektin e shpallur me bujë nga kryeministri Edi Rama për ndërtimin e një porti jahtesh në qytetin bregdetar.

    Shërbime të ndryshme si shtimi i sipërfaqes së parkimit, përmirësimi i ndriçimit të portit, shërbimi i internetit dhe telefonit, përmirësimi i sistemit të ajrimit, etj, janë projektuar të bëhen për një periudhë disa vjeçare, duke lënë thjesht në letër projektin e diskutuar në Dubai.

    Konkretisht siç shihet edhe në dokumentet e mëposhtme, është vendosur të shpenzohet:

    -500 milionë lekët të vjetra për shtimin e sipërfaqes së parkimit të kamionëve dhe konteinerëve në tërritorin ku gjendet aktualisht porti i qytetit.

    – Për përmirësimin e ndriçimit të portit me llamba led dhe për këtë projekt ka shpenzuar mbo 460 milionë lekë të vjetra

    – Është vendosur të shpenzohet mbi 400 milionë lekë të vjetra për përmirësimin e sistemit të ajrimit për administratën.

    -Është shpallur tenderi për shërbim telefoni dhe internet për të paktën dy vjet me fond limit 30 milionë lekë të vjetra.

    -Ndarja e rrjetit të sigurisë së rrjetit me vlerën 370 milionë lekë të reja

    -Zbatimi i projektit të kontrollit fizik të mjeteve me fond limit 150 milionë lekë të vjetra

    – Çertifikimi i autovinçave për të cilin janë shpenzuar mbi 85 milionë të vjetra.

    – Tenderi për shërbimin e menaxhimit dhe operimit të terminalit të konteinerëve me vlerë mbi 31 miliardë lekë të vjetra, i cili u fitua nga kompania malteze “Hili”, për një periudhë pesë vjeçare.

     

    Shtatë tenderat e Autoritetit Portual të Durrësit, japin vetëm dy shpjegime: Ose Porti i Durrësit po bën shpenzime të tepruara, ose projekti për mrekullinë e jahteve, ka ngelur thjesht në letër…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!