×
  • Sport
  • Sport

    “Asgjë, asgjë”, fjalët e Markut kur Charlton e godiste

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 9:25

    Florian Marku vazhdoi i pamposhtur në boks teksa mbrëmë mundi boksierin britanik, Rylan Charlton në raundin e tetë.


    Edhe pse pësoi një nokdaun në raundin e gjashtë, Marku u rikthye edhe më fuqishëm duke detyruar kundërshtarin ta dorëzojë meçin në raundin e tetë.

    Në raundin e dytë, Marku nisi të tallej me kundërshtarin e tij, duke i thënë: Asgjë, asgjë! Unë s’jam Joe Laws.

    Laws ishte kundërshtari i Charltonit gjatë vitit 2020, ku ky i fundit kishte fituar me nokaut.

    Marku vazhdoi tërë meçin duke i folur Charltonit, në mënyrë që ta dekoncentronte dhe ta nervozonte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!