Gara e Diturisë që u mbajt gjatë ditës së shtunë në Kosovë po konsiderohet më shumë test i dështimit sesa i diturisë.
Në këtë test i cili u mbajt në nivelin e arsimit parauniversitar u evidentuan shumë parregullsi, si në shpërndarjen e testeve e deri te faza finale për kontrollimin e tyre.
Mirëpo, ajo çka bie në sy më shumë janë gabimet e shumta drejtshkrimore, shkruan reporteri.net.
Një detyrë nga lënda e gjuhës shqipe, pjesë e këtij testi është përplot me gabime drejtshkrimore dhe teknike.
Testi është organizuar në kuadër të projektit nacional për rininë, që udhëhiqet nga koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.
Vlenë të theksohet se mbajtja e këtij testi ka dështuar në shumë shkolla të Kosovës./reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.