×
  • Sport
  • Sport

    Bernard Berisha e dërgon skuadrën e tij Grozny në çerekfinale të Kupës së Rusisë

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 21:58

    Bernard Berisha e ka dërguar skuadrën e tij Akhmat Grozny në çerekfinale të Kupës së Rusisë, falë golit që e shënoi në fitoren kundër FK Rostov të dielën.


    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Berisha shënoi nga penallti herët në ndeshjen e 1/8 së finales në Rostov Arena, me Grozny që kalon në rrethin tjetër të kupës, raporton Express.

    29-vjeçari nga Peja, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në fillim të takimit, ishte i ftohtë akull nga pika e bardhë, duke e dërguar portierin në këndin e kundër.

    Rostov ka mundur të kthehej në lojë, por Giorgi Shelia e priti penalltinë e Mathias Normann në minutën e 80-të.

    Ky ishte goli i parë në dy ndeshje deri tani në kupë për kosovarin.

    Berisha i ka bërë 20 paraqitje për ekipin rus deri tani në të gjitha garat, duke i shënuar shtatë gola dhe dy asiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!