×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia nis vaksinimin e të pastrehëve

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 8:35

    Rusia ka filluar ditën e sotme vaksinimin e të pastrehëve kundër virusit COVID-19. 40 të pastrehët e parë u vaksinuan në Shën Peterburg, qyteti i dytë më i madh në Rusi, ku jetojnë me mijëra të pastrehë që përbëjnë në thelb, grupin me rrezikshmëri më të lartë për transmetueshmërinë e Covid-it, jo vetëm mes tyre, por edhe mes banorëve të tjerë të qytetit.


    Në ndihmë të kësaj iniciative të pushtetit loka, i ka ardhur në ndihmë një OJF franceze. Kjo organizatë do u sigurojë të pastrehëve, strehim për disa javë për të shmangur pasojat e ndryshmne që mund të sjellë vaksina. Qyteti i 5 milion banorëve ka afro 15,000 rtlë pastrehë të regjistruar që do të vaksinohen brenda 3-mujorit të parë të vitit, por të dhënat jo-formale flasin për një total prej 30000 të pastrehësh që konsiderohen nga institucionet shëndetësisë si “bombë atomike” në shpërndarjen e virusit.

    Pjesa më e madhe e komunitetit shkencor ka dyshime për vaksinën ruse, por deri sot asnjë i vaksinuar me këtë vaksinë nuk ka pasur efekte anësore serioze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!