×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet ambasadori italian në Kongo: Po lëvizte me makinën e OKB

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 13:14

    Ambasadori italian në Republikën e Kongos u vra gjatë një sulmi ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara. Ngjarjen e rëndë e konfirmoi ministria e Jashtme e Italisë që njoftoi gjithashtu se bashkë me ambasadorin u vra edhe një polic.


    Ambasadori Luca Attanasio, mori plagë të rënda nga sulmi dhe ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital. Ndërkaq, forcat e armatosura kongoleze po punojnë për të identifikuar autorët.

    Sipas mediave italiane, sulmuesit po përpiqeshin të rrëmbenin personelin e OKB. Sulmi ndodhi rreth orës 10:15 të mëngjesit me kohën lokale në veri të Gomas, kryeqyteti i provincës Kivu të Veriut, ku grupet e armatosura kanë përhapur dhunë pre dekadash.

    Luca Attanasio ishte në detyrë që nga fillimi i vitit 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!