×
  • Sport
  • Sport

    Dhimbje koke për Zidane: Ylli i Realit nuk stërvitet, rrezikon Atalantën

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 15:57

    Real Madrid po përgatitet për duelin e parë ndaj Atalantës. “Los Blancos” do të përballen me zikaltrit të mërkurën në mbrëmje në Bergamo, në një duel që parashikohet shumë i fortë dhe emocionues.


    Ai që shqetëson trajnerin Zidane është Karim Benzema. Sulmuesi kryesor i kampionëve të Spanjës ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe te Reali nuk duan të rrezikojnë.

    33-vjeçari nuk është stërvitur paraditen e sotme me shokët e skuadrës dhe është në dyshim të madh për duelin ndaj Atalantës. Francezi pritet të mos udhëtojë drejt Italisë me shokët e skuadrës, por nesër do të merret vendimi final.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!