×
  • Lajme
  • Botë

    Në Gjermani, mësuesit dhe kujdestarët prioritet për vaksinimin

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 18:57

    Pas vendimit të disa landeve që të rihapin në fillim të javës shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, arsimtarët dhe kujdestarët pritet të kenë prioritet në vaksinim ndaj Corona-19.


    Në Gjermani numri i infektimeve javore nuk po bie, megjithatë dhjetë lande federale kanë vendosur që të rihapin në fillim të javës shkollat ​​dhe qendrat ditore të kujdesjes për fëmijët.

    Për këtë arsye mësuesit dhe kujdestarët me shumë gjasa do të marrin një ofertë më të shpejtë vaksinimi kundër Covid-19. Ky plan mbështetet si nga ministri i Shëndetësisë Jens Spahn edhe nga ministrja federale e Arsimit Anja Karliczek si dhe qeveritë e disa landeve.

    “Të dyja këto grupe profesionesh kryejnë detyra që kanë një rëndësi të madhe për të gjithë shoqërinë tonë, dhe prandaj duhet të kenë përparësi të dukshme në radhën e vaksinimeve,” tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

    Në fillim të kësaj jave pritet të merren vendimi përfundimtar në lidhje me vaksinimin prioritar të mësuesve dhe të kujdestarëve krahas personelit mjekësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!