Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtuesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive.
Sipas kësaj marrëveshje komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare, kështu ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Me qëllim të krijimit të kushteve për banim për familjet në nevojë, sot së bashku me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive sipas formës çelësa në dorë.
Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të renovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.