Një breshëri raketash shënjestruan ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Irakut, sipas burimeve ushtarake.
Siç informon CNA, ky sulm është i treti brenda javës ndaj diplomacisë perëndimore në Irak, pas muajsh qetësie.
Të paktën dy raketa goditen brenda perimetrit të Zonës së Gjelbër, ku janë të vendosura ambasadat Amerikane dhe të tjera të huaja, sipas një deklarate nga shërbimet e sigurimit të Irakut.
Një burim i sigurisë i tha AFP-së se të paktën një raketë goditi selinë e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Irakut pranë misionit diplomatik të SHBA.
Të tjerat u përplasën në zonat e banimit aty pranë, duke përfshirë një kompleks shumëkatëshe parkimi në lagjen Harithiya, tha një dëshmitar për AFP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.