Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u arrestua dhe u akuzua në Shtetet e Bashkuara të hënën për ndihmë ndaj burrit të saj i cili drejtonte kartelin e tij të trafikut të drogës ndërsa ai ishte pas hekurave.
Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç, një pjesëmarrëse e rregullt në gjyqin e profilit të lartë të burrit të saj në Sh.B.A, dy vjet më parë, ku ai u dënua për trafik tonësh të drogës në Shtetet e Bashkuara, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Veri të Virxhinias.
Coronel u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë i SH.B.A.-së për komplot për të shpërndarë heroinë, kokainë, marihuanë dhe metamfetaminë për import të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Ajo pritet të paraqitet në një gjykatë federale në Uashington të Martën.
Një deklaratë bashkëlidhje e akuzave gjithashtu detajon përfshirjen e pretenduar të Coronel në arratisjen e burrit të saj nga një burg meksikan në vitin 2015 dhe një përpjekje të dytë për pushim burgu në vitin 2016 para se 63-vjeçari të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara./kk/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.