×
  • Lajme
  • Botë

    Shemben varrezat, deti mbushet me arkivole në Itali

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 12:58

    Një pamje dramatike ka shokuar banorët e një qyteze në Liguria të Italisë, Camogli.


    Një pjesë shkëmbore që ndodhet buzë detit shkaku i rrëshqitjes së dherave, ka përfunduar në ujë. Por bashkë me shkëmbinjtë, deti u mbulua edhe me qindra arkivole, raporton ansa.

    Raportohet se mbi 200 arkivole përfunduan në det, ku disa prej tyre u shkatërruan dhe të tjerat u mblodhën me vështirësi nga forcat e rendit.

    Varrezat e Camogli, pikërisht për pamjen mahnitëse që dhurojnë, janë bërë të njohura edhe përtej Italisë.

    Autoritetet, duke ditur bukurinë por edhe paqëndrueshmërinë e terrenit, kishin miratuar punime me vlerë 400 mijë euro për të siguruar varrezat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!