×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka kuorum, dështon seanca e Kuvendit

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 14:57

    Filloi me një orë vonesë e deputetët shpejt shkuan në pauzë pasi nuk kishte kuorum. Mirëpo, tani ka dështuar seanca.


    Në këtë seancë ishte paraparë të votoheshin pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtur më 30 janar, 28 shkurt, 7, 12, 13 e 28 mars, dhe 11 prill, shkruan Reporteri.net.

    Seanca e filluar në ora 10:00 të mëngjesit ishte ndërprerë në mungesë kuorumi, duke bërë që kryesuesi t’i çojë deputetët në pauzë.

    Me t’u kthyer nga pauza kryesuesja e seancës Aida Dërguti, pas kthimit nga pauza tha se seanca e sotme ndërpritet për shkak se s’ka kuorum.

    Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe dje mbajtën seancë e ku u diskutua për gjendjen e PTK-së. Në këtë seancë pati shumë përplasje dhe akuza për përfshirje në dëmtimin e kompanisë më të madhe publike./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!