Pas bregdetit të Côte d’Azur, qeveria franceze po përgatitet sot për të marrë masa të reja që synojnë një pjesë të veriut të vendit, ku po vërehet shpërthim i epidemisë COVID-19 për shkak të variantit anglez.
“Me qëllim rajonalizimin e përgjigjes së saj ndaj krizës shëndetësore, qeveria po konsideron masa shtesë frenimi, pas këshillimit me zyrtarë të zgjedhur në qytetin verior”, njoftuan shërbimet e kryeministrit Jean Castex.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, pritet të marrë një vendim të mërkurën.
Një këshill i mbrojtjes shëndetësore do të mbahet gjithashtu në Pallatin Elysee.
I ndodhur në bregdetin verior, përballë Anglisë dhe jo shumë larg kufirit belg, Dunkirk është përballur me një shpërthim epidemie për më shumë se dhjetë ditë, që i atribuohet pranisë më të fortë të variantit britanik, që është më ngjitës, raporton ATSh.
Rritja arriti kulmin dje me 900 raste për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, më shumë se katër herë mesatarja e vendit (201).
Të hënën, u vendos bllokimi total për dy fundjavat e ardhshme në një pjesë të Côte d’Azur, në juglindje të vendit, ku vetëm daljet njëorëshe do të autorizohen brenda një rrezeje prej 5 km, me një vërtetim për të shkuar te mjeku, për t’u marrë me sport ose për të bërë një shëtitje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.