×
  • Lajme
  • Botë

    Kthehen në Itali trupi i ambasadorit të vrarë në Kongo

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 19:06

    Me anë të një avioni ushtarak është kthyer në Itali trupi i pajetë i ambasadorit Luca Attanasio dhe i bodigardit të tij Vittorio Iacovacci. Arkivolet e tyre ishin mbuluar me flamurin italian dhe nesër do të zhvillohen ceremonitë përkujtimore dhe homazhet për dy të rënët në krye të detyrës në kryeqytetin e vendit, Romë.


    Dy pjesëtarët e trupit diplomatik të Italisë në shtetin afrikan u sulmuan ndërkohë që ndodheshin në një automjet të forcave paqeruajtëse të OKB dhe ndërruan jetë pak orë më pas në njësinë spitalore të ngritur nga OKB në rajon. Ministria e Brendshme e Kongos ka fajësuar për ngjarjen një grup rebelësh të quajtur “Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandas”, i cili është vetëm një prej 120 grupesh militare aktive në zonë.

    Shteti italian ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për gjetjen e fajtorëve dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!