Bayern Munich ka ndjekur një politikë agresive në tregun e transferimeve për shumë vite. Përveç përpjekjes për të gjetur marrëveshje të mira me skuadrat e mëdha të Europës, gjigantët e Bundesligës kanë vendosur tiraninë duke nënshkruar shumicën e talenteve që spikatin nga gara më e lartë në vend.
Në vitet e fundit ata kanë nënshkruar me futbollistë të tillë si Gnabry, Nübel apo Pavard, pasi ranë në sy tek Werder Bremeni, Schalke dhe Stuttgarti. As Borussia e Dortmundit nuk mundi t’i rezistonte furisë bavareze në rastin e shitjes së Lewandowskit apo të Mario Gotzes.
Sidoqoftë, duket se kjo nuk do të ndodhë me Erling Haaland. Të paktën jo në vitin 2021.
Marrëdhëniet midis dy ekipeve më të mëdha të Gjermanisë janë përmirësuar shumë në vitet e fundit. Aq sa është krijuar një pakt sipas të cilit Bayern ka rënë dakord të mos nënshkruajë me asnjë lojtar të Dortmundit.
Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bavarezëve, e zbuloi marrëveshjen disa muaj më parë.
“Një gjë mund të them me siguri: Kam marrëdhënie të mira me Watzken (CEO i Borussias). Për sa kohë që do të jem të Bayerni, nuk do të ketë asnjë blerje tjetër si ajo e Lewandowskit. Gjatë viteve ne kemi vendosur marrëdhënie miqësore me Borussian edhe për merkaton”.
Kuptohet që Haaland, nëse do të largohet nga Borussia, nuk do të shkojë te Bayerni.
Kjo do të thotë se Reali do të ketë një konkurrent më pak në garën për të siguruar talentin norvegjez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.