×
  • Lajme
  • Botë

    Biden tha se do ta heq dënimin me vdekje në SHBA, reagon OKB

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 19:59

    Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Michelle Bachelet është shprehur se mirëpret qëndrimin publik të administratës Biden për heqjen e dënimet me vdekje nga SHBA, një nga shtetet e fundit në perëndim që ende e ruajnë këtë praktikë.


    “E mirëpres deklaratën e administratës të re në SHBA për heqjen e dënimit me vdekje në rang federal dhe shtetëror”- ka thënë Komisionerja Bachelet nga Gjeneva.

    Dënimi me vdekje historikisht ka qenë në prerogativën e secilit nga 50 shtetet e Amerikës për ta mbajtur ose jo, ndërkohë që ish-presidenti Donald Trump bëri disa tentativa për të rikthyer dënimin me vdekje në rang federal, por kjo tentativë u interpretua si keqdashëse dhe diskriminuese, teksa disproporcionalisht më shumë të dënuar me vdekje janë individë që vijnë nga minoritetet etnike në SHBA.

    Për të arritur objektivin e largimit të dënimit me vdekje nga çdo shtet i SHBA, Biden-it do i duhet mbështetja e 2/3 të Kongresit si dhe një vendim nga Gjykata Kushtetuese që konfirmon ligjshmërinë e një vendimi të tillë, ndaj për pasojë, paçka vullnetit të mirë të tij, një heqje e plotë e kësaj praktike është ende e largët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!