×
  • Lajme
  • Lajme

    Shfaqet edhe një ari në një fshat të Prizrenit, shikoni si luan me qentë

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 16:31

    Ndërsa debati lidhur me ariun e murrmë nuk ka të ndalur, mëngjesin e sotëm është shfaqur një arushë në fshatin Novosellë të Prizrenit.


    Në një video të publikuar ariu duket e shoqëruar nga disa qen.

    Mbase ariu ishte frikësuar nga qentë pasi shihet duke ikur.

    Kujtojmë se disa dele janë plagosur ditën e sotme nga një ari në komunën e Kaçanikut.

    Ariu i tërbuar hyn në fermë dhe plagos disa dele në Dubravë të Kaçanikut

    Ndryshe Slaven Reljiq, profesor në Universitetin e Zagrebit, sonte pritet që të vijë në Kosovë ku do t’i udhëzojë institucionet kosovare rreth mënyrës së si të veprojnë me ariun e murrmë, i cili ka më shumë se një muaj që po endet maleve e rrugëve të Prizrenit

    Profesori kroat nesër do ta thotë fjalën e fundit për ariun

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!