Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka lëshuar mbledhjen e këtij institucioni, meqenëse anëtarët filluan të diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.
Daka ka thënë se KQZ-ja vetëm organizon zgjedhjet dhe se nuk vendos për përfaqësimin e komuniteteve.
“Bollni me cirkuz politik. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet”, ka thënë Daka para se ta lëshonte mbledhjen.
Daka është përplasur edhe me ppërfaqësuesit e VV-së, të cilëve ju tha të shkojnë në Prokurori nëse ke dyshime për keqpërdorime të votave.
“Nëse keni ju prova që KQZ’ja me qëllim ua ka mohuar të drejtën dikujt që të votojë urdhnoni në Prokurori dhe dërgoni faktet dhe vazhdojmë. Tendenca që të vazhdimisht me u sulmu KQZ’ja pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe tendenca që vazhdimisht ne të gjithë me u tregu si qytetarë që po mundohemi dikujt me ja keqpërdor votën është qasje e gabueshme”, ka thënë Daka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.