Manchester United, Roma, Milan, Arsenal, favoritët janë kualifikuar në rundin tjetër të Europa League.
Manchester United barazoi 0-0 në sfidën e kthimit me Real Sociedad në “Old Trafford” dhe u kualifikua në rundin tjetër falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë.
Roma gjithashtu u kualifikua pas fitores 3-1 në sfidën e kthimit në Olimpico, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.
Në rundin tjetër është kualifikuar me vështirësi Milani. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Crvena Zvezdën në San Siro dhe u kualifikuan në fazën tjetër falë vlerës së golit mysafirë, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.
Shorti për fazën tjetër të Europa League do të hidhet me 26 shkurt në Nyon te Zvicrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.