×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti përkujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në ditëlindjen e tyre

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 11:28

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar me disa anëtarë të LVV-së, sot ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistit Astrit Dehari, në ditëlindjet e tyre.


    Kurti tha se Kosova midis Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin.

    Të pranishëm në homazhe te varri i Deharit ishin edhe prindërit e tij, gruaja dhe vajza e cila mbante një vizatim në dorë.

    “Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot ditëlindjet. Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!