Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, bashkëkryesues i ekipit për dialog me Serbinë, ka thënë se në dialogun e deritashëm e ka fuqizuar Serbinë, i ka ndihmuar ta marrë kandidaturën dhe të hap kapitujt për anëtarësim në BE.
Limaj ka thënë se vetëm Serbia është përfituese në dialog “dhe krejt këto kanë ndodhur për shkak se dialogu qysh në fillim ka nisur pa kornizë, s’ka qenë i qartë”.
“Unë as në 2011 atë kohë kur ka nisur dialogu nuk kam qenë kundër. Kam qenë kundër mënyrës se si ka filluar as pa asnjë agjendë, s’ka pasur afat dhe as tema”, ka thën Linaj në Zona B të Klan Kosovës.
“Nga 2011 deri në 2017 ky dialog është përdorur në favor të Serbisë. Qindra miliona investime nga BE në Serbi, njohjet janë ndalur për Kosovën”.
“Ata e kanë shfrytëzuar dialogun për ta rehabilituar vetën në skenën ndërkombëtare, për më tepër kanë bërë ofensive diplomatike kundër nesh”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.