Milani do të kërkojë të rikthehet në binarë për të mbetur në luftë për titull në Serie A, kur të takohet sonte me Romën. Takimi në Stadiumin Olimpik, i cili është vendimtar edhe për top katërshe, nis në orën 20:45.
Të dy skuadrat janë nën presion për të fituar, pasi Milani rrezikon të ngelë shtatë pikë prapa liderit dhe rivalit, Inter, derisa fitorja do ta dërgonte Romën në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg kuqezinjve.
Roma është detyruar të improvizojë në mbrojtje, pasi Chris Smalling, Roger Ibanez and Davide Santon janë të lënduar, ndërsa shqiptari Marash Kumbulla ndodhet në stol.
Edin Dzeko dhe Nicolo Zaniolo mungojnë po ashtu, prandaj Borja Mayoral do të luajë përkrah Henrikh Mkhitaryan dhe Lorenzo Pellegrini.
Milanit i mungojnë ende Ismael Bennacer dhe Mario Mandzukic.
Pas kritikave në javët e fundit, kapiteni Alessio Romagnoli është lënë në stol dhe në vend të tij do të luajë Fikayo Tomori.
Zlatan Ibrahimovic e udhëheq sulmin e Milanit, i ndihmuar nga Alexis Saelemaekers, Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic.
Formacionet zyrtare:
Roma: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Fazio; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Borja Mayoral
Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.