Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho insiston se sulmuesi Gareth Bale është më i mirë se kurrë dhe tani çdo trajner e do në skuadër pas paraqitjes së mrekullueshme ndaj Burnley.
Uellsiani realizoi dy herë dhe asistoi në fitoren prej 4 – 0, shkruan lajmi.net.
Mourinho, që i ka dhënë minutazh shumë të ulët lojtarit këtë edicion, thotë se Bale asnjëherë nuk ka pasur formë më të mirë.
“Ndonjëherë njerëzit shkruajnë dhe ndonjëherë imagjinojnë tregime, por e vërteta është se nuk është asnjë trajner në botë që nuk e luan Gareth Bale, nëse Gareth Bale është në formë shumë të mirë”.
“Nuk ka asnjë, por tani është më i mirë se kurrë”.
“Nuk flas vetëm për dy golat e shënuara, por paraqitja fizike. Nuk është i vjetër. Ka pasur ngritje dhe zbritje në shpejtësinë e tij në aksione”.
“Edhe në vendin që luan, ndonjëherë jashtë, ndonjëherë brenda. Luajti mirë dhe forma e tij është shumë e mirë”.
“Jam i lumtur për skuadrën sepse ai ndihmoi skuadrën të fitojë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur për të”, përfundoi ai.
Bale në paraqitjen ndaj Burnley, pati 57 prekje të topit, katër prej tyre në zonë. Kompletoi 33 nga 42 pasime. Një shans e krijuar, asistoi për Kane. tre gjuajtje, dy në portë që ishin golat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.