Klubi i Barcelonës është tronditur paraditen e sotme, pasi ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.
Bëhet me dije se gjithçka është zbuluar një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.
Kompania paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve.
Ndërkaq, hetimet kanë nisur menjëherë pasi lajmi është bërë public. Ditën e sotme policia zhvilloi kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës, ndërsa në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu.
Mediat e huaja theksojnë se hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas tyre pritet të ketë të tjera arrestime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.