Pos arrestimit të drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, në stacionin policor është shoqëruar edhe një tjetër person.
Personat që janë shoqëruar në stacionin policor janë të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Arrestimet e sotme janë vazhdimësi të javës së kaluar ku u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.
Aksioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me ç’rast janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, kompjuterë etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.