Pas suksesit në fushat e futbollit e të modës, David Beckham po provon të shkëlqejë edhe si sipërmarrës, pasi po kërkon të rritë interesin për futbollin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pronësinë dhe drejton skuadrën e Inter Miamit.
Anglezi ka bërë të ditur se dëshiron të sjellë yje të futbollit botëror në klubin me bazë në Florida, për ta bërë këtë sport sa më tërheqës në SHBA dhe nuk ka ngurruar të lakojë emrat e Messit dhe Cristiano Ronaldos si prioritete.
“Në Miami tifozët duan të shohin yje të futbollit, ndonëse kemi tashmë futbollistë si Higuain e Matuidi. Po studiojmë për profile të tilla, por duhet që fubtollistët të kenë ende ambicie e dëshirë për të bërë mirë, jo thjesht të vijnë për të marrë pension këtu. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po dominojnë skenën e futbollit botëror dhe janë në listën e emrave që duam t’i sjellim te Inter Miami”, ka thënë Beckham për “The Sun”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.