Klubi i Barcelonës sot është zgjuar nën bastisjet e policisë në lidhje me çështjen e disa shpifjeve për disa lojtarë dhe persona zyrtarë të klubit që thuhet se janë bërë përmes një kompanie të angazhuar brenda klubeve ku si përfundim është arrestuar ish-presidenti Bartomeu dhe disa zyrtarë të tjerë.
Pas kësaj, ka reaguar klubi “katalanas” duke konfirmuar se ata kanë ofruar bashkëpunim të plotë me organet hetuese.
“Lidhur me hyrjen dhe bastisjen nga forca e policisë “katalanase” këtë mëngjes në zyrat e “Camp Nou” me urdhër të Gjykatës Udhëzuese numër 13 në Barcelonë, e cila është përgjegjëse për çështjen në lidhje me kontaktimin e shërbimeve të monitorimit në rrjetet sociale, FC Barcelona ka ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë me autoritetet ligjore dhe policore për të ndihmuar në krijimin e fakteve të qarta që janë objekt i hetimit.”, thuhet në reagimin e klubit.
“Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nga forca e policisë gjyqësore kanë të bëjnë rreptësishtë me faktet në lidhje me këtë çështje.”
“FC Barcelona shpreh respektin e saj më të madh për procesin gjyqësor të zbatuar dhe për parimin e pafajësisë së supozuar për njerëzit e prekur brenda fushës së këtij hetimi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.