Një grup prej gati 300 nxënësesh që u rrëmbyen javën e kaluar nga një shkollë në Nigerinë veri-perëndimore thuhet se janë liruar.
Sipas BBC, nxënëset u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar nga shkolla e tyre në Jangebe të shtetit Zamfara, dhe u dërguan në një pyll.
Por, të hënën guvernatori i shtetit tha se grupi ishte liruar dhe nxënëset tani ishin të sigurta.
“Gëzohem t’ju njoftojë lirimin e studentëve të rrëmbyera”, shkroi Guvernatori Bello Matawalle në Twitter.
“I lus të gjithë nigerianët me qëllime të mira, të gëzohen me ne pasi vajzat tona janë tani të sigurta”, deklaroi ai.
Autoritetet thanë se 279 vajza ishin liruar, duke shtuar se shifra e dhënë javën e kaluar nga policia prej 317, ishte e pasaktë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.