Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në qytetin e Pejës, pasi i njëjti pas ndalimit i është gjetur se mbante pasaportë të vëllait të tij.
Në raportin e Policisë, thuhet se bëhet fjalë për një shtetas të huaj i cili ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i në shtetin e tij, duke mos e specifikuar vendin, shkruan Reporteri.net.
Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 15.05.2019-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë verifikimit të tij ka rezultuar se pasaporta e prezantuar nga ai ishte e vëllait të tij dhe i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i në shtetin e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.