×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet shkarkimi i Rexhep Hotit

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 11:16

    Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për gjenocidin serb në Kosovë gjatë viteve 1988-99. Mirëpo, Kuvendi ka vazhduar fillimisht me pikat  e deklarimit jashtë rendit të ditës, si dhe pyetjet parlamentare.


    Gjatë kësaj seance deputetja e LDK-së, Vlentina Bunjaku ka kërkuar që të shkarkohet Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Bunjaku tha se Gara e Diturisë që u mbajt të shtunën nëpër disa shkolla të Kosovës ka treguar se si keqpërdoret paraja publike për një garë, ku testet para nxënësve janë paraqitur me gabime të shumta.

    Bunjaku ndër të tjera ka kërkuar që prokuroria të merret me këtë çështje.

    “Ky është skandali më i madh që ka mundur t’i ndodh nxënësve dhe fëmijëve tanë. Ajo garë është organizuar si është më së keqi nga organizatori apo koordinatori jo profesional, me dëme të pathyeshme për efektet negative të nxënësit. Bëj thirrje të shkarkohet Rexhep Hoti, të kthehen mjetet financiare dhe të dedikohen për shkollat tona si dhe për bursa për studentët e dalluar. Të ndalohet kjo garë dhe prokuroria të merret me këtë hetim. Të merr përgjegjësinë e saj ministria e Arsimit për kompetencat brenda shkollave”, ka thënë ndër të tjera ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!