×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Për 16 fshatra të Gorës shteti i Kosovës nuk ekziston fare

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 12:25
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj. Fotografi nga arkivi.

    Pyetjet parlamentare po mbesin pa përgjigje për shkak të mungesës së Kabinetit Qeveritar, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.


    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se në një pjesë të Dragashit ku janë 16 fshatra, shteti i Kosovës pothuajse nuk ekziston fare.

    “Unë e pash që 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës. Ata atje realizojnë sistem paralel të arsimit. Kurikulat e shkollave të tyre janë të Republikës së Serbisë, nuk janë të Republikës së Kosovës. Pagat i marrin prej shtetit të Kosovës por i marrin edhe prej Republikës së Serbisë. Sistem paralel shëndetësor. Mjeku në ambulanten në rajonin e Gorës, në njërin gjep e ka vulën e Republikës së Serbisë, në gjepin tjetër e ka vulën e Republikës së Kosovës, varësisht se çfarë pacienti është, ai e ka vulën dhe sjellët ashtu. Sistem paralel të sigurisë, së fundmi qeveria Haradinaj, diku 40 personave iu ka lejuar të sillen si roje të pyllit por njerëzit atje thanë se ata sillen edhe me armë të gjata që në fakt janë të ngjashëm me rojet e urës që deri vonë i kemi pa në Mitrovicë”, tha ai.

    Ai shtoi se kryetari i komunës paralele të Gorës, ka qenë deputet i Kosovës, Adem Hoxha.

    “Adem Hoxha dhe çka ka prej shtetit të Kosovës ai, një makinë zyrtare të Qeverisë së Kosovës, këto i gëzon prej shtetit të Kosovës, shkon”, tha ai, duke shtuar se nuk beson që kjo po ndodhë pa përkrahjen e nivelit qendror të Kosovës.

    Ai shtoi se urgjentisht duhet të shtrihet sovraniteti dhe integriteti i institucioneve të Kosovës në atë pjesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!