Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka publikuar sot para gazetarëve disa fotografi shokuese se si tre paramilitarë serbë e dhunuan një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Kjo dëshmi tronditëse, siç thotë Flora Brovina, është marrë nga një aparat fotografik i një ushtari serb.
Pas publikimit të këtyre fotografive ka reaguar Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është gruaja e parë që publikisht e pranoi se ka qenë viktimë e përdhunimit nga kriminelët serbë, shkruan Reporteri.net
Vasfije Krasniqi-Goodman përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka shumë për të thënë, mirëpo aktualisht nuk mund të thotë asgjë.
“Unë kam aq shumë për të thënë, por unë nuk mund të them asgjë #20years”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net