×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë: Djali rrah deri në vdekje me shkop babanë e tij

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 13:12

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier.


    Një djalë rreth 25 vjeçar raportohet se ka goditur me shkop babanë e tij, duke e lënë të vdekur, shkruan Reporteri.net.

    I njëjti është kapur nga policia dhe po mbahet në paraburgim.

    “Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë. Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!