×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatët: Asnjë fotografi ku mund të identifikohet viktima e dhunës seksuale s’duhet të publikohet

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 15:50

    Deputetja e PDK-së, Flora Brovina sot ka bërë publike një fotografi në të cilën shihet një grua kosovare teksa dhunohet nga ushtarët serbë.


    Për publikimin e kësaj fotografie, Brovina është kritikuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci e cila ka thënë se familjarët e viktimës kanë kërkuar që fotografia të largohet.

    “Në fotografi shihet viktima, imagjino si ndihet ajo kur e sheh këtë fotografi, kjo i bën mos të trajtohet me dinjitet ai person. Është e padrejtë dhe e padinjititeshme për viktimat, nuk e di a ke qëllu ti Flora me të ndodh diçka e tillë më të pa krejt mediat në atë gjendje, çka nëse si rezultat i asaj fotografie i ndodh diçka viktimës pasi ajo mund të identifikohet”, ka thënë Bogujevci.

    Ndërsa, avokati Besnik Berisha në një prononcim për lajmi.net ka thënë se ende nuk e ka parë fotografinë e publikuar, mirëpo një e tillë sipas tij nuk do duhej të publikohej.

    “Në parim asnjë fotografi që i atribuohet viktimave të dhunës seksuale nuk do duhet të publikohej. Asnjë fotografi në të cilën ka mundësi të identifikohet se kush është viktima, as nga Flora Brovina e as nga dikush tjetër”, ka deklaruar Berisha.

    Ndërkohë në Kuvend, është duke u diskutuar për krimet e serbëve të kryera në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!