Pas transferimit nga Uashingtoni në Florida, Ivanka Trump dhe Jared Kushner po i shfrytëzojnë më së miri ditët e ngrohta të shtetit jugor amerikan.
Së fundmi, vajza e ish-presidentit, Donald Trump, u fotografua duke shpalosur talentin në golf, në fushën në pronësi të babait të saj në Majami, “Trump National Doral”.
Edhe Trump mbërriti aty të mërkurën pak minuta pas së bijës, por nuk luajti bashkë me ta.
Kompleksi sportiv, i blerë nga Trump për 150 milionë dollarë në shkurt 2021, është 90 minuta larg rezidencës së ish-presidentit në Mar-a-Lago, ku tashmë po jeton bashkë me Melanian dhe djalin e tyre Barron.
Ndërsa Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared, i cili gjithashtu ishte këshilltar i Trump gjatë katër viteve në detyrë, jetojnë në një prej zonave më luksoze të Majamit, buzë oqeanit. Përgjatë javëve të fundit ata kanë shijuar motin e ngrohtë të Floridës.
Prania e tyre në klubin sportiv mund të jetë e lidhur edhe me përpjekjet për ta rigjallëruar pas goditjes që ka marrë për shkak të pandemisë.
“Bloomberg” raporton se xhiro vjetore e resortit në vitin 2020 është pakësuar me 30 milionë dollarë krahasuar me vitin 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.