Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të rikthehet në Kombëtare çka do të thotë se në fund të muajit mars, ai do të paraqitet kundër Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës.
Sipas të përditshmes më të besueshme suedeze, “FotbollDirekt”, disa burime pohojnë se sulmuesi do të thirret për kualifikimet e Kupës së Botës në fund të këtij muaji.
Ata do të ndeshen me Gjeorgjinë dhe Kosovën, përveç një miqësore kundër Estonisë.
Skuadra do të shpallet më 18 mars, pak më pak se dy javë nga tani, por Ibrahimoviç tashmë ka siguruar një vend. Suedezi, natyrisht, është aktualisht i dëmtuar, por besohet se do të kthehet në ndeshjen e dytë kundër Manchester United (më 18 mars) në Europa League.
Suedia do të ketë punë me Gjeorgjinë së pari, më 25 dhe më pas do të përballet me Kosovën tre ditë më vonë dhe në këto sfida, do të paraqitet edhe Ibrahimovic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.