×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania lehtëson masat anti-Covid, çfarë lejohet nga sot

    Reporteri
    08 Mars 2021 | 15:10

    E hëna shënon nisjen e masave të lehtësimit në shtetin Gjerman. Sipas vendimit në fuqi, gjermanët mund të takojnë deri në 5 persona nga dy familje të ndryshme, deri më tani nuk lejohej grumbullimi me njerëz në të gjithë vendin.


    Përveç kësaj, Gjermania hap dyert e muzeve dhe lejon aktivitetet kulturore, por me numër të kufizuar dhe përmes prenotimeve. Kjo për të rihapur ekonominë por njëkësisht duke shmangur grumbullimet e mëdha.

    Në po të njëjtin skenar do të funksionojnë edhe qendrat sportive si dhe kurset.

    Parukieret dhe berberët kanë qenë tashmë të hapur që nga 1 Marsi. Por nga e hëna, qendrat estetike, bizneset kozmetike, qendrat për masazhet ose tatuazhet gjithashtu mund të rihapen, ndonëse në kushte të rrepta sigurie.

    Autoritetet shëndetësore kanë nisur të shpërndajnë nëpër farmaci teste të shpejta të Covid, dhe qytetarët do mund ta marrin atë falas me një për çdo javë. Kjo për të pasur nën kontroll sëmundjen dhe që të mësohet nëse janë të infektuar apo jo.

    Megjithatë, Gjermania ka pasur raportim të numrave të lartë të të infktuarve në javën e fundit. Ekspertët i kanë bërë thirrje qeverive federale të mos nxitojnë me lehtësimin e masave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!