Kosova është në grupin e njëjtë me Spanjën për eliminatorët e kampionatit botëror ‘’Katari 2022’’. E Spanja është njëri nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën. Për lojën ndërmjet Kosovës dhe Spanjës kanë shkruar edhe mediat spanjolle.
Gazeta e njohur spanjolle Marca ka publikuar edhe disa detaje të reja në lidhje me organizimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, ku sipas tyre protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga ky vend.
Sipas Marca, Federata Spanjolle e Futbollit, ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës.
Kjo pasi shteti spanjoll nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, sikurse dy vendet e tjera në grup: Gjeorgjia dhe Greqia.
Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të mund të hyjë dhe të luajnë në Spanjë, shkruan Marca.
Por protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja.
Kosovës nuk do t’i referohen si shtet sovran kjo federatë. Kështu që, sipas gazetës, ekipit tonë do t’i referohen si territori i Kosovës.
E njëjta gjë do të edhe ndodh me flamurin, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll.
Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.
Këto detaje pritet të ndikojnë gjithashtu edhe në komentimin e ndeshjes nga media shtetërore, TVE (pronari i të drejtave) dhe RNE.
Edhe ato nuk do t’i referohen Kosovës si shtet sovran.