Deputetja e PDK-së, Flora Brovina vazhdon të këmbëngulë se fotografinë e publikuar ku shihet një grua duke u dhunuar nga tre ushtarë është e një gruaje nga Kosova gjatë luftës së fundit.
Ajo mohon kategorikisht që i ka bërë dikush presion ta publikoj këtë fotografi.
“A mendoni se dikush mund të më bëjë presion mua”, ka thënë ajo.
Ndërsa deklarimet e ndryshme se partia e saj i ka bërë presion t’i bëjë sot publike fotografitë ka thënë se i vije keq që bëhen paragjykime të tilla.
“Më vjen keq që këto paragjykime, nëse aludoni te njerëzit e subjektet tim politik. E keni shumë gabim dhe ky paragjykim është shumë gabim. Nuk e kanë ditë asnjë prej tyre çka do të prezantoj, mund të pyesni secilin dhe nuk e kanë ditë”, ka deklaruar Brovina për T7, shkruan Reporteri.net.
Ajo ndërsa ka thënë se është befasuar me reagimin e ish-presidentes Atifete Jahjaga.
“U befasova nga ajo, e di sa me përkushtim ju kam kushtu këtyre grave, ka qenë në qendrën time e ka pa ekspozitën dhe se kjo punë e imja është jetësore”, ka deklaruar Brovina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.