×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rikthehen shpërthimet me eksploziv në Fushë Krujë

    Reporteri
    09 Mars 2021 | 23:39

    Një shpërthimi tritoli është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë Krujës, shpërthime të përsëritura në periudha të ndryshme.


    Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur njerëz të lënduar për shkak se është vendosur në një banesë të pabanuar. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Njoftimi:

    Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

    Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!