×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Operacioni ndërkombëtar i drogës, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 9:07

    Autoritetet njoftojnë se vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Tibus”, i zhvilluar në tre shtete në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar në vendin tonë. Bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë.


    Arrestimi i tij u bë pasi 30-vjeçari, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

    Ata janëAlbano Jazaj 25 vjeç, Dionis Maskaj 23 vjeç, Eriseld Nelaj 27 vjeç, Rezart Elmazaj31 vjeç dheZigur Aliaj 25 vjeç.

    “Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Në këtë operacion u arrestuan edhe 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 shtetas nga Gambia. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë e Gjermanisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!