×
  • Sport
  • Sport

    “Çartet” Nedved, i shkelmon tabelat reklamuese i mllefosur pas eliminimit të Juventusit

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 11:34

    Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, e ka shfryer zemërimin për eliminimin e bardhezinjve nga Liga e Kampionëve duke i shkelmuar plot mllef tabelat reklamuese rreth fushës.


    Juventusi e fitoi 3:2 në kohën shtesë në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Torino, por rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 4:4 dhe Porto kaloi në çerekfinale falë golave si mysafir, transmeton Gazeta Express.

    Ky është viti i dytë radhazi që Juventusi eliminohet nga Liga e Kampionëve në fazën e hershme të 1/8 së finales.

    Kjo e ka zemëruar Nedvedin i cili nuk u përmbajt pas fishkëllimës së fundit.

    Ai i shkelmoi tabelat reklamuese plot mllef.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!