“Djajtë e Kuq” do të luajnë sonte me “Rossoneri” në të 16-ën e finales së Ligës së Evropës.
Pas Ligës së Kampionëve, nata e sontme është e rezervuar për Ligën e Evropës.
Edhe në këtë garë, spektakli do të jetë i garantuar.
Kjo për faktin se në të 16-ën e finales do ta kemi një përballje gjigantësh të futbollit evropian.
Në fakt, Manchester United dhe Milan do të ballafaqohen në mes vete në “Old Trafford”, shkruan Gazeta Express.
Sa herë kanë luajtur këto dy ekipe kanë shfaqur lojë të bukur dhe me përplot emocione.
E njëjtë pritet të ndodh edhe sonte, edhe pse të dyja ekipet do të kenë mungesa të theksuara.
“Djajve të Kuq” iu mungojnë De Gea, Pogba, Van de Beek, Cavani, Mata, Jones e Rashford.
Kurse, Kuqezinjtë nuk do të mund të llogarisin në lojtarët si Ibrahimovic, Rebic, Theo Hernandez, Bennacer, Calhanoglu, Mandzukic, Hauge dhe Maldini.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:55.
Ndërkohë, Tottenhami do të ketë punë me Dinamo Zagrebin, kurse Arsenali e viziton Olympiacosin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.