Dy persona janë gjetur të vdekur sot në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.


Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi për këtë rast nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy personat e shtrirë në rrugë, ndërsa policia ka dalë në vendin e nagjrjes.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë se rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Reklamë

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, thotë Ahmeti për Reporteri.net.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

/Reporteri.net/.