Dy persona dyshohet se janë gjetur të vdekur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.


Gazetari i Gazetës Online “Reporteri.net” është në vendin e ngjarjes, ku dy personat janë gjetur të vdekur.

Dyshimet e para janë për vrasje dhe më pas vetëvrasje, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Mjekësia Ligjore aktualisht po i largon trupat nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë se rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, thotë Ahmeti për Reporteri.net.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Reklamë