Lutfi Haziri e ka uruar në prani të të gjithë delegatëve të LDK-së, Lumir Abdixhikun, për zgjedhjen si kryetar i ri i LDK-së.
Haziri, që u mund nga Abdixhiku, në garën për kryetarin e 4-të të LDK-së, ka mbajtur edhe një fjalim me lavde për kryetarin e ri, derisa të njëjtin e ka përqafuar ngrohtë në krye të sallës, shkruan Reporteri.net.
I pari i Gjilanit, ka patur edhe fjalë të mëdha për Lumir Abdixhikun, gjatë fjalimit të tij urues në Kuvendin e partisë.
“Është kryetari më i ri i LDK-së, kryetari që e rinon skenën politike të Kosovës”, ka thënë nder tjera Lutfi Haziri.
Lumir Abdixhiku nga sot është kryetar i LDK-së, pasi mbi 190 delegatë e votuan atë për kryetar të partisë, përballë dy kundërkandidatëve Lutfi Haziri e Besian Mustafa.
Ky i fundit arriti të marrë minimalisht vota për kryetar të LDK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.