×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhikut i vdes nëna

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 13:27

    Deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka vdekur personi më i dashur në jetë, nëna e tij.


    Abdixhiku e ka bërë  vetë të ditur  lajmin përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar fjalë prekëse për nënën e tij, duke thënë se do ta mbajë mend gjithmonë  si një grua që bëri gjithçka për të dhe vëllanë e tij, shkruan Reporteri.net.

    Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, më 18 maj, në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës.

    Shkrimi i plotë i Lumir Abdixhikur për vdekjen e nënës së tij:

    Nana na la. Iku herët.

    Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më 18 maj, në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës.

    Përtej dhimbjes për të, nanën do ta mbajmë në mend siç ishte përherë. Si një grua që mua dhe Besmirit na i dha të gjitha. Ajo na mësoi jetën dhe gjithçka që vinte me të. Na rriti e shkolloi në kohët më të vështira të mundshme. Kur patëm pak, na i dha të gjitha. Kurrë s’pushoi. Na u gjet afër gjithëherë e na u bë shtyllë që s’bie kurrë.

    Asgjë mangut nanë! Ke vendosur një standard që s’mund ta arrijmë kurrë.

    Ajo shkoi siç dhe jetoi. E qetë me jetën, e fortë përballë secilës përpjekje. Na la botën me miq, fjalë e kujtime të ngrohta shumë.

    Mirupafshim nanë.

    Pusho e qetë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!